Sony PlayStation

PS4 lëshohet në Australi, shitësit presin kërkesë të pakët deri në fund të vitit

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
PS4 lëshohet në Australi, shitësit presin kërkesë të pakët deri në fund të vitit

PlayStation 4 zyrtarisht është lëshuar në Australi dhe shitësit me pakicë kanë konfirmuar që numri i kopjeve të kësaj pajisjeje do të jetë i pakët deri tek koha e Krishtlindjeve.

Kjo është sipas drejtorit për menaxhim të Sony Computer Australia, Michael Ephraim, i cili thotë që shitja me pakicë ka treguar për numrin e pakët të njësive për tërë vitin 2013. “Unë kurrë nuk kam parë kërkesa sikur që jam duke parë tani me PlayStation 4,” tha Ephraim në një deklaratë. “Edhe pse ne jemi duke marrë më tepër konsolla PS4 përpara krishtlindjeve, bashkëpunëtorët tanë që shesin me pakicë na tregojnë që ata nuk presin që t’iu mbesin ndonjë kopje në rafte deri në Krishtlindje.”

Ephraim tha që Sony synon të bëjë plotësimin e rezervave, ndonëse tregon që kjo nuk do të jetë e mundur deri në vitin e ri. “Ne do të vazhdojmë të furnizojmë kërkesat, duke filluar në janar dhe çdo muaj pasues derisa të kënaqim apetitin e Australisë për PS4.

Ndërkohë, ne i falënderojmë dashamirësit tanë për durimin e tyre – ne premtojmë që ia vlen të pritet për PS4.” Komentet e Ephraim pasqyrojnë raportimet e ngjashme pas lëshimit të Xbox One javën e kaluar. Një zëdhënës për EB Games tha që “kërkesa për konsollë duket sikur do të lë pas furnizimin në disa ditë.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>