Lajme lojërash

PS4, GTA 5 kryesojnë kërkimet për lojëra në Google për vitin 2013

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
PS4, GTA 5 kryesojnë kërkimet për lojëra në Google për vitin 2013

Sipas raportit vjetor Zeitgeist, PlayStation 4 dhe Grand Theft Auto V ishin top kërkimet për lojëra në Google gjatë vitit 2013 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GTA V ishte top kërkimi i bërë në kategorinë për video lojëra, ndërsa PS4 kryesonte listën në sektorin e mjeteve të teknologjisë, duke mposhtur Samsung Galaxy S4 dhe iPhone 5S.

Xbox One ishte kërkimi i katërt me radhë për Elektronikën për Konsumatorë në një bazë botërore.

Google e përkufizon termin “trending” si tema të kërkuara me rritjen më të madhe në numrin e kërkimeve që nga periudha e kaluar.

Video lojërat:

Grand Theft Auto V

Cookie Clicker

Atari Breakout

Candy Crush

BioShock Infinite

Cube World

Battlefield 4

Neverwinter

SimCity

Skylanders: Swap Force

Mjetet e teknologjisë:

PlayStation 4

Samsung Galaxy S4

iPhone 5S

iPhone 5C

iPad Air

iPad mini

HTC One

Chromecast

Nexus 5

iPhone 6 (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>