Lojërat

PS4 do të jetë në shitje në Kinë në janar pas 14 vjetësh censurimi

Dec 11 2014
0 Shpërndarje
PS4 do të jetë në shitje në Kinë në janar pas 14 vjetësh censurimi

Në ‘luftën’ e konsolave duket se është hapur një front i ri. Kompania Sony ka lajmëruar se konsola e saj PS4 do të lançohet në Kinë më 11 janar, 4 muaj pasi konsola Xbox e Microsoft mbërriti në këtë treg. Gjithsesi ky treg i ri do të jetë i vështirë për tu përballuar duke qenë se të dyja kompanitë janë tepër të kufizuara nga censurimi, gjë e cila bëri që në këtë vend mos të shiteshin konsole të huaja për 14 vjet me radhë.

Një zëdhënës i Sony-t tha për Reuters se kompania ka aplikuar aktualisht për licenca për 30 tituj shumica e të cilave janë aprovuar. Xbox One ofron për momentin 10 lojëra në Kinë. Ps4 do të shitet në Kinë me një çmim pak më të lartë se çmimi me të cilin shitet në Shtetet e Bashkuara, rreth 468 $. Ndërkohë që Microsoft ka vendosur një çmim akoma më të lartë për Xbox One duke e shitur atë kundrejt 568$.

Edhe pse raporti i shitjeve ekzakte të Xbox One nuk dihet akoma, një dokument i publikuar në muajin tetor tregoi se vetëm në javën e parë të shitjes së Xbox One u shitën 100.000 njësi dhe kompania po kërkon të prekë shifrat e 1 milion në tetor të 2015. Përsa i përket tregut jashtë Kinës, Sony vazhdon të qëndrojë lider duke raportuar një numër prej 13.5 milion konsolash të shitura, ndërsa Microsoft 10 milion. Sigurisht që parashikohet që shitjet e PS4 në tregun kinez të rezultojnë tepër të suksesshme. (Game World Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>