Lojërat

Prototype 2 – Specifikat e lojës

Apr 26 2012
0 Shpërndarje
Prototype 2 – Specifikat e lojës

 

Prototype2 është një lojë aksion-aventurë që u lëshua në 24 Prill, 2012. Ajo është zhvilluar nga studioja Kanadeze Radical Entertainment dhe është vazhdimi i Prototype-it të 2009. Loja u publikua nga zotëruesit e Radical Entertainment, Activision. Kjo lojë karakterizohet nga një protagonist i ri, James Heller, si ai shkon në një mision për të shkatërruar virusin Blaklight. Historia gjithashtu përfshin dhe hakmarrjen, si Heller kërkon të vrasë Alex Mercer pasi familja e tij u vra në një shpërthim te virusit Blacklight. Loja është e vendosur në një botë të hapur nga një pikepamje e tretë personi.

Në qoftë se nuk e keni luajtur Prototype, nuk do t’a keni problem të kaloni ne Prototype 2. Rreth 14 muaj pas eventit që ndodhi në numrin e parë, New York-u është përsëri në kthetrat e një shperthimi viral – e supozuar që ndodhet në duart e Alex Mercer, që në këtë numër është anti-heroi. Personazhi kryesor në këtë numër është Sekretari i Mbrojtjes James Heller. Heller fajson Mercer për vdekjen e familjes së tij, dhe përmes 14 orëve loje (në qoftë se bën të gjitha kërkimet) është detyra jote të marësh hakmarrjen.

 

James Heller mund të ndryshojë formë dhe të marë identitetin e personave të tjerë dhe memorjet e tyre duke i konsumuar ato. Marja e identiteteve të ndryshëm është një veprim shumë taktik. Për shkak të aksioneve të Blackwatch në Zonën e Verdhë, në qoftë se lojtari merr formën e një ushtari, njerëzit do të reagojnë mbi të në një mënyrë që ata duan të tregojnë se s’duan të kenë të bëjnë me të. Të sigurohesh që armiqtë nuk e zbulojnë lojtarin, Radical ka krijuar një sistem te ri shmangje, më reale. Heller do të jetë i aftë të përdorë armë në lojë, si të shkepusë  topin nga tanku dhe t’a përdorë atë kundër armiqve. Heller gjithashtu mund të  kalojë vjedhurazi ndaj armiqve, t’i injektojë virusin Blacklight dhe të krijojë një “BigBomb” në to që të shpërthejë objekte, armiq dhe gjëra të tilla. Heller gjithashtu ka përmirësuar forcën, lëvizjet, dhe aftësine e rigjenerimit dhe një shqisë gjurmuese.

Misionet e lojës që janë të selektueshme mund të bëhën kërkimë shtesë ose shtesa të kërkimit kryesor që i tregon Hellerit më shumë për virusin Blacklight. (Gameworld.al)


Lajmet e fundit>