Lojërat

Prototype 2, një pasqyrë e lojës

Aug 4 2012
0 Shpërndarje
Prototype 2, një pasqyrë e lojës

Prototype 2 më në fund e ka gjetur rrugën e saj për PC pas debutimit në platformat e Xbox 360 dhe Play Station 3 në prill, dhe ndryshimet nga konsolat në PC kanë qenë të mira, konsideruar me lojërat tjera në të kaluarën.

Ndryshimi më i madh midis versionit të PC dhe konsolave është një përmirësim i vogël në grafikë. Një grafikë më e mirë nga distanca dhe ritmi i përmirësuar i imazhit i jep lojës një ngjyrë më të bukur, ku lojtari performon aksione vrasjeje nga më të ndryshmet dhe më vdekjeprurëset.

Një gjë që duhet të mbani mend është se Prototype 2 është më mirë të luhet me joystick (levë PS2 ose Xbox 360). Mënyrat e shpejta të luftimit dhe eksplorimi i fuqishëm i lojës bashkohen më mirë nëse ju keni një levë për ta luajtur lojën. Nëqoftëse, përdorni një tastierë, ju përsëri mund të luani shumë mirë dhe të kryeni aksione shumë të shpejta, por gjithsesi nuk mbetet aq e shpejt dhe e bukur sa kur luhet me levë.

Të mbash shtypur 3 butonë ndërsa ecni nëpër qytet është pak si gjimnastikë për gishtat tuaj, dhe të turresh pastaj mbi një armik me mi është akoma dhe më sfiduese. Është e lehtë të mësohesh, për ata që luajnë gjithmonë me PC, por nuk ndjehet aq natyrale se sa kur luhet me levë.

Në kontrast me sjelljen e Devil May Cry në shumicën e aventurës, historia e lojës është shumë serioze. Një forcë ushtarake e ka vendosur pjesën më të madhe të qytetit në karantinë duke i mbrojtur ata nga një shpërthim viral. Në të vërtetë ata po kryejnë eksperimente biomekanike, dhe njerëzit janë thjeshtë të pafat që vriten apo kapen nga virusi dhe nga rrezet e kërkimit.

Shumë nga skenat më të pista, dalin kur personazhi konsumon njerëz specifik, dhe bashkon pjesët e memorjes bashkë duke zbuluar një fund të tmerrshëm. Prototype 2 merr pjesë në një botë të hapur ku ju mund të vraponi, ku të dëshironi pa barriera artificiale që ju pengojnë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>