Lajme lojërash

Promocione me lëshimin e PS4: Përdorime pa pagesë dhe portofol prej 10 $

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Promocione me lëshimin e PS4: Përdorime pa pagesë dhe portofol prej 10 $

Duke qenë vetëm një javë përpara datës së planifikuar për lëshim të PlayStation 4, Sony ka zbuluar jo një, por tri përfitime që do të vijnë në një kupon në kutinë me çdo PS4 për një kohë të kufizuar.

Sipas PlayStation Blog, promocioni i parë është një portofol i Rrjetit Argëtues të Sony-it për përdorim në Dyqanin e PlayStore, në vlerë prej 10 dollarë.

Ju mund të shpenzoni kreditin në tituj më të lirë, të shkarkoni një lojë në vlerë prej 60 dollarë, por me zbritje, ose të përditësoni ndonjërin nga titujt tuaj në PS3 pa pagesë.

Ju po ashtu do të merrni 30 ditë periudhë pa pagesë mundësinë për përdorim të PlayStation Plus, që është e nevojshme për të luajtur lojëra online dhe Music të Palimituar, e cila tregon që ju duhet të jeni një abonent i Planit Premium për ta marrë përparësinë e kësaj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>