Lojërat

Projekti i ri i Valve është DotA 2

Oct 14 2010
0 Shpërndarje
Projekti i ri i Valve është DotA 2

Me sa duket ky muaj po na sjell lajme shumë emocionuese. Blizzard njoftoi datën zyrtare të lansimit të World of Warcraft: Cataclysm. Në anën tjetër Blizzcon po afrohet, dhe së shpejti do t’i shohim detajet e reja rreth video animacionit të ri për Cataclysm, e poashtu detaje të reja edhe për Diablo III. Konami para dy jave lansoi Castlevania: Lords of Shadow që u prit me lavdata nga entuziastët. Një datë e përafërt për lansim u morr vesh edhe nga Blizzard për StarCraft II: Heart of the Swarm. Ndërsa rradha i takon lojës shumë të luajtur, DotA Allstars.

Nga studioja që na solli Half-Life, Portal and Team Fortress, erdhi lajmi për një tjetër projekt të rëndësishëm të rradhës, e ajo do të jetë DotA 2. Kjo është loja e re Defense of the Ancients që po vjen për PC në 2011.

Fjala DotA është një shkurtesë e “Defense of the Ancients,” një stil i lojës strategji në kohën reale që kërkon nga lojtarët të mbrojnë kullën dhe bazën e tyre nga armiqtë që sulmojnë me forcat që janë kundër tyre. DotA është bërë shumë e popullarizuar që kur ajo ishte krijuar me një mod për WarCraft III.

Gameinformer ka shpalosur detajet e para zyrtare duke thënë që loja përdorë motorin (engine) e Valve Source që përfshin edhe voice chat (bisedën me zë). Loja duket të jetë besnike, me strukturë të njejtë të paraardhësit, duke u mbështetur në hartën me tri-anë dhe duke u fokusuar në multiplayer (me inteligjencë artificiale, duke marrë përsipër lojtarët të cilët disconnectohen). Kualiteti i grafikës është i përmirësuar. Steamworks do të jetë në gjendje të shpërblejë lojtarët për veprimet e tyre dhe fitoret në komunitet, e poashtu edhe në lojë.

Një gjë tjetër e rëndësishme është se IceFrog, zhvilluesi kryesor i DotA është një prej krijuesve të projektit DotA 2 gjithashtu, kishte thënë kompania. IceFrog me sa duket u punësua nga Valve vitin e kaluar. Ai kishte vazhduar punën edhe në versionet e fundit të DotA Allstars.

Gameworld.al do ta përcjellë me interesim të madh çdo detal për këtë projekt në të ardhmen. Prandaj, sigurohuni të qëndroni me ne.gameworld.al

Lajmet e fundit>