Lojërat

Prodhuesi i Zelda-s për lojën Wii U: “Është duke shkuar mirë”

Oct 7 2013
0 Shpërndarje
Prodhuesi i Zelda-s për lojën Wii U: “Është duke shkuar mirë”

Zhvillimi i lojës së ardhshme Wii U Legend of Zelda është “duke shkuar mirë” tha për 4Gamer në një intervistë prodhuesi i serive, Eiji Aonuma, intervistë kjo e cila është përkthyer nga Siliconera.

“Është duke shkuar mirë!,” tha Aonuma, duke shpjeguar që loja e re do të përdorë GamePad të Wii U në “mënyra të ndryshme”.

Asnjëra nga to nuk është cekur. Po ashtu në intervistë, Aonuma ishte pyetur për komentin e tij të fundit që ai është “i lodhur” duke prodhuar lojëra të Zelda-s. Ky citim ishte keq-interpretuar, tha ai, sepse ai në të vërtet donte të thoshte që ai është i lodhur nga prodhimi i lojërave duke u bazuar në formulën e njëjtë.

“Kur unë them jam lodhur, unë nuk po flas për prodhimin e Zelda-s, por për të njëjtin përbërës që është përdorur për të prodhuar Zelda-n deri tani,” tha Aonuma. “Sa i përket subjektit, në lidhje me atë që gjithmonë i kemi bërë gjërat sipër mënyrës tradicionale deri tani: “Pse duhet të jetë tradicionale?” Kjo është pyetja që unë ia kam bërë vetes.”

“Nëse ne nuk e ndryshojmë atë, ne nuk mund të bëjmë diçka të re. Ne jemi gati duke iu qasur The Legend of Zelda: A Link Between Worlds me atë mentalitet dhe po ashtu titulli i ardhshëm i Zelda-s, të cilin ne synojmë që në vazhdimësi ta ndryshojmë,” shtoi ai. “Sidoqoftë, kjo na sjell deri te tema se Saktësisht për çfarë është The Legend of Zelda?”

Aonuma tha që diçka që është “tradicionale” është diçka që, në thelb, kopjon punën që erdhi përpara. Duke vazhduar duke e bërë këtë, një veçanti e franshizës mund të zbehet, tha ai. “Kështu që unë kurrësesi nuk jam i lodhur nga ajo,” tha Aonuma.

“Në vend të saj, sa më tepër që e ndryshojmë atë, aq më tepër unë ndizem. Duke e pasur dikë që mendon: Hë? A është kjo Zelda?! së pari, pastaj, Oh, është Zelda- është ajo për të cilën ne jemi duke synuar. Diçka që nuk do të kishte rëndësi nëse Link ose Princesha Zelda duket ose jo. Diçka që nuk do të kishte rëndësi nëse Zelda është në fakt një princeshë, apo jo.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>