Lojërat

Pro Evolution Soccer 2012

Aug 28 2012
0 Shpërndarje
Pro Evolution Soccer 2012

Pro Evolution Soccer 2012 (PES 2012) është loja e njëmbëdhjetë në serinë Pro Evolution Soccer e krijuar nga Konami në bashkëpunim me Blue Sky Team. Lionel Messi, i cili ka qenë në kopertinën e lojës që nga PES 2009, u zëvendësua nga ylli i PES 2008, Cristiano Ronaldo. Versionet për SHBA dhe Amerikën Latine kanë Neymar, Santos dhe Cristiano Ronaldo.

Si versonet më të hershme, loja ka liçenensën e UEFA-s për të pasur kampionate si UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Super Cup si dhe liçensën e CONMEBOL për të pasur kampionatet e Copa Santader Libertadores. Arbitrat nga organizimet e UEFA-s do të përmbajnë uniformën e zyrtarizuar nga UEFA.

Në 28 korrik 2011 Konami konfirmoi se PES 2012 do të lançohet për Xbox 360, Playstation 3 dhe Microsoft Windows në Evropë në 14 tetor, ndërsa në Japoni në 6 tetor. Në Gamescom 2011 u lajmërua se do të dilte gjithashtu një version për PSP dhe Playstation 2 në 28 tetor 2011, ndërsa për Wii në nëntor të 2011. Kompania ka thënë gjithashtu se janë në krijim e sipër versionet për Nintendo 3DS dhe iOS.

PES 2012 ka referime nga PES 2011, ndryshime jo shumë të dukshme, por me një numër të madh rregullimesh të vogla si në inteligjencën artificiale, shpejtësinë, animimin dhe fizikën.

Në karakteristikat e reja është futur kontrolli i shokëve të skuadrës, ku një lojtar i dytë mund të kontrollohet, ose gjatë lojës, ose në pushime. Kjo i lejon lojtarët të vendosen rregullisht në mënyrë që të krijohet një strategji e mirëfilltë.

Është përmirësuar gjithashtu mënyra e arbitrimit ku janë shtuar avantazhet dhe disavantazhet. Është rritur shumë aftësia e inteligjencës artificiale me qëllim që loja të kryhet në një mënyrë sa më të rregullt.

Kampionatet e mëposhtme janë totalisht të liçensuara:

Francë: Ligue 1

Hollandë: Eredivise

Spanjë: La Liga

Japoni: J. League Division 1,2

Ndërsa këto kampionate janë pjesërisht të liçensuara:

Angli: Premier League

Itali: Seria A

Portugali: Primeira Liga

Loja përfshin gjithashtu 150 kombëtare, por jo kombëtaren shqiptare. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>