Lojërat

Prince of Persia

Oct 5 2012
0 Shpërndarje
Prince of Persia

Prince of Persia është një lojë e zhvilluar nga Ubisoft Montreal dhe e publikuar nga Ubisoft. U publikua më 2 dhjetor 2008 për Playstation 3, PlayStation 2 dhe Xbox 360 dhe më 9 dhjetor për PC. Është një kapitull i ri në universin e Prince of Persia-s dhe prezanton një mënyrë loje të re, bashkë me një paraqitje të re duke përdorur një teknikë të quajtur cel-shading ( aftësia për tu mbrojtur nga rrezet e forta të dritës).

Loja është e vendosur në Persinë e lashtë, edhe pse viti nuk përcaktohet qartë. Lojtari merr rolin e Princit, emri i të cilit, si në të gjithë Prince of Persia-t e tjerë, nuk tregohet në lojë. Princi shoqërohet nga një vajzë e quajtur Elika, me të cilën ai u takua pas një stuhie rëre që e devijoi Princin nga rruga e tij dhe përfundon në një tokë misterioze. Lojtari kalon shumë hapësira të ndryshme duke përdorur akrobacitë e tij për të ngjitur mure dhe madje të zvarritet nëpër tavan. Përgjatë udhëtimit të tij, lojtari ndeshet me kundërshtarë të ndryshëm ndërsa ata (Princi dhe Elika) kërkojnë të pastrojnë tokën nga Korruptimi i Ahriman.

“Era është e lirë, por rëra shkon atje ku fryen. I pavetëdijshëm nga bota që e rrethon. Vërtitur nën frymën e Zotave, në mëshirën e stuhisë që e mbulon atë. Çfarë është një grimcë rëre në shkretëtirë? Një grimcë midis stuhisë?”

Loja fillon me protagonistin, Princin në kërkim të gomarit të tij Farah (i emëruar nga dashuria e Princit në Sands of Time) në mes të një stuhie rëre në shkretëtirë. Ai më pas përplaset me Elikën, një princeshë këmbë zbathur e Ahura-s e cila po mundohet ti shpëtojë ushtarëve. Të dy i shmangin ushtarët, me Elikën cila zbulon fuqitë e saj të dritës. Princi e ndjek atë në një tempull i cili fsheh Ahriman, një force e keqe e cila është bllokuar në një pemë e quajtur Pema e Jetës (Tree of Life). Njëherë brenda tempullit, Princi dhe Elika përballen me babain e Elikës, Mbreti Mourning, i cili përballet me to në një betejë. Pas betejës, Mbreti përdor shpatën e tij për të prerë Pemën e Jetës, duke lënë Ahriman të lirë. Princi dhe Elika largohen nga tempulli, duke gjetur botën e korruptuar jashtë.

Elika i thotë Princit se në mënyrë që të restaurohet bota dhe të hiqet korrupsioni që e mbizotëron në këtë moment, ata duhet të shërojnë të gjitha Tokat Pjellore (Fertile Grounds), si dhe të mundin të gjithë kundërshtarët. Elika dhe Princi kthehen në tempull për të ri-burgosur Ahriman. Njeherë brenda, ata përballen përsëri me Mbretin që tani është një krijesë totalisht e korruptuar. Ata e mundin atë, ai thërret emrin e vajzës, largohet nga ata dhe e hedh veten nga platform ku ndodheshin. Ahriman ngrihet nga korrupsioni. Ata ndeshen me të, por Elika duhet të japë jetën në mënyrë që të përfundojë magjinë që burgos Ahriman. Ajo përfundon magjinë dhe vdes.

Princi pastaj merr trupin e Elika-s jashtë. Atje janë 4 toka pjellore, secila me pemën e vet, që sipas Elika-s, janë kanali i gjithë fuqisë që vjen nga 4 Tokat Pjellore drejt Pemës së Jetës. Atij i jepet një vision, i cili është i njëjtë si për të dhe për Elika-n që u nda më përpara dhe që tregon babain e saj duke bërë një marreveshje për t’a ringjallur atë. Kur ata e ndanë këtë vision, ajo thotë se vizioni vjen nga Ormazd (vëllai i Ahriman), jo Ahriman. Princi e ri-krijon dhe një herë marreveshjen e bërë nga babai i Elika-s.

Ai shkatërron Tokat Pjellore përreth tempullit dhe futet brenda. Pret Pemën e Jetës dhe merr fuqinë e dritës që Elika përdori për të shëruar Pemën. Princi ia kthen dritën Elikë-s, dhe ajo më pas ringjallet. Loja përfundon me Princin duke mbajtur Elikë-n përmes shkretëtirës ndërsa errësira e Ahriman pushton botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>