Lajme lojërash

Prince of Persia: The Two Thrones

Jul 22 2012
0 Shpërndarje
Prince of Persia: The Two Thrones

Prince of Persia: The Two Thrones është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft Montreal. Loja doli në treg në dhjetor 2005 në Amerikën e Veriut për Xbox, Microsoft Windows, Play Station 2 dhe Nintendo Game Cube. Duke ndjekur vazhdimin e Warrior within, The Two Thrones është kapitulli mbyllës i sagës së The Sands of Time.

The Two Thrones kombinon eksplorimin dhe luftimin. Të dy elementët vihen në punë duke përdorur aftësitë akrobatike dhe shkathtësinë e Princit. Përmes pjesës më të madhe të lojës, lojtari duhet të udhëtojë duke kaluar mure, hipje dhe ngjitje, hedhje nga një vend në tjetrin, shmangien e kurtheve, zgjidhjen e enigmave dhe zbulimin e objekteve në lojë.

Në këtë seri akrobacitë e Princit janë përmirësuar. Gjithashtu si dhe në versionet e kaluara, dhe në këtë seri Princi përdor aftësinë e kthimit të kohës, duke shmangur veprime të padëshiruara apo vdekje të sigurta. Në këtë seri, gjatë pjesës së lojës kur Kaileena ekzekutohet, në trupin e Princit futet një shpirt tjetër që quhet Dark Prince, i cili shfaqët në disa pjesë të lojës dhe gjithashtu gjatë lojës Princi komunikon me të.

Kur lojtari kontrollon Dark Prince, ai humb aftësinë për të mbajtur një armë të dytë, dhe përdor një armë të gjatë si zinxhir që quhet “Daggertail”, një armë që i ngjitet në krah kur Kaileena vdes. Dark Prince gjithashtu humb jetë në mënyrë të ngadaltë si pasojë e transformimit, duke sjellur edhe vdekjen në fund. Atij i shtohet jeta plotësisht kur ai mbledh rërë, si nga mostrat ashtu edhe nga objektet. Duke u vënë në kontakt me ujin, gjatë transformimit, bën që Princi të kthehet në gjendjen normale. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>