Lojërat

Prince of Persia: The Sands of Time

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Prince of Persia: The Sands of Time

Prince of Persia: The Sands of Time është një lojë aksion-aventurë e publikuar nga Ubisoft. Ajo u publikua në 3 Nëntor, 2003 dhe është pjesa e parë e serisë së Prince of Persia, e krijuar nga Jordan Mechner në 1989. Loja u zhvillua për PC, Play Station 2, Nintendo Game Cube, Xbox dhe Game Boy Advance dhe për telefonat celularë.

Prince of Persia: The Sands of Time është një video lojë 3D e cila fokusohet në akrobacitë dhe shkathtësinë. Përmes pjesës më të madhe të lojës, lojtari duhet të kalojë pallatet duke u ngjitur/zbritur nëpër mure, zhmangur kurthe të ndryshmë, kërcime nga një paltformë në një tjetër, zgjidhur mistere dhe enigma të ndryshmë dhë të përdorë objektet e ndryshmë të gjetura përgjatë lojës.

Luftimi është në fokusin e lojës ku Princi përdor akrobaci të ndryshmë për të eliminuar kundërshtarët. Një shëmbull është aftësia e Princit për t’u ngjitur nëpër mure dhe t’i drejtohet më pas armikur ose t’i kalojë prapa dhe t’a eliminojë kundërshtarin. Lojtari sulmon kundërshtarët dhe i bllokon duke përdorur një shpatë, edhe pse vetëm Thika e Kohës (The Dagger of Time)mund t’i vrasë kundërshtarët prej rëre, përveç shpatës finale që meret në lojë.

Thika e Kohës përmban sasi nga Rëra e Kohës nga Clepsydra (Ora e Kohës) e cila i lejon Princit të kontrollojë kohën. Ai ka aftësinë t’a kthejë kohën prapa dhe të kthehet deri në 10 sekonda para në kohë. Përdorimi është i limituar, i cila mbushet dukë mundur armiqtë e rërës dhe duke thithur rërën prej tyre me thikën e kohës. Loja përfshin një histori të mrekullueshme të një princi në kërkim të shpagimit të fajita të tij që bëri duke hapur Rërën e Kohës dhe dukë liruar kështu një mallkim mbi gjithë njerëzit e vëndit, ai mundet të shpëtojë vetëm në sajë të thikës së kohë që e mbron atë për mos t’u shndërruar një një përbindësh rëre. (GameWorld.al)

 

Lajmet e fundit>