Lojërat

Prince of Persia: The Forgotten Sands

Oct 8 2012
0 Shpërndarje
Prince of Persia: The Forgotten Sands

Prince of Persia: The Forgotten Sands është një video game prodhuar nga Ubisoft e cila u shfaq më 18 maj 2010 në Amerikën e Veriut dhe më 20 maj në Europë. Loja u zhvillua për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows. Prince of Persia: The Forgotten Sands është një lojë aksion- aventurë e vitit 2010 e zhvilluar nga Ubisoft. Loja është vendosur në historinë e Sands of Time dhe koha merr pjesë midis Prince of Persia: The Sands of Time dhe Prince of Persia: Warrior Within.

Përgjatë aventurës së tij për në Azad, Princi viziton mbretërinë e vëllait, dhe gjen pallatin mbretëror nën rrethim nga një ushtri e madhe, e cila kërkon “thesarin” e fshehur, të ç’lirojnë fuqinë e fshehur në atë mbretëri: Ushtrinë e Mbretit Solomon. Kur vendimi u bë për të përdorur fuqinë e lashtë të Rërës në një bast të dëshpëruar për të shpëtuar mbretërinë nga shfarosja totale, Princi do të nisë një aventurë epike në të cilën ai do të mësojë të mbajë mantelin e një lidershipi të vërtetë, dhe të zbulojë që fuqia e madhe kërkon kosto të lartë.

Loja fillon me Princin që po udhëton nëpër shkretëtirë mbi kalin e tij, në një mision të takojë vëllain e tij, Malik, dhe të mësojë rreth lidershipit nga ai. Kur Princi arrin në Mbretërinë e Malik, ai gjen vendin nën sulm nga një ushtri e cila po përpiqet të marë thesarin për një fuqi të madhe e njohur si “Ushtria e Mbretit Solomon”. Princi drejtohet nëpër qytet, dhe gjen vëllain në dhomën e pa marrë akoma.

Këtu Malik deklaron se po lufton për një betejë të humbur, dhe duhet të mbështetet në shpresën e fundit ose të forcohet e të tërhiqet. Princi kundërshton me force, por Malik çliron Ushtrinë e Solomon-it duke përdorur një vulë magjike. Ushtria e Solomon-it është një asortiment i përbindëshave të ndryshëm, të gjithë të bërë prej rëre. Princi dhe Malik, të dy, arrijnë të marrin nga një gjysmë vule që u përdor për lëshimin e ushtrisë, duke i mbrojtur ata për t’u mos shndërruar në statuja prej rëre, e cila ishte dhe fat i pjesës tjetër të mbretërisë. Vula gjithashtu i mundëson ata të thithin fuqinë e kundërshtarëve që ata eliminojnë.

Malik ndahet nga Princi, i cili (Princi) gjen një portal në tokën e Rezia-s, një Xhind. Rezia i thotë Princit që e vetmja mënyrë për të ri-burgosur Ushtrinë e Solomon-it është të bashkojë të dyja pjesët e vulës që u përdor për t’i burgosur. Rezia i jep Princit fuqi speciale, dhe e dërgon atë të gjej vëllain, dhe gjysmën tjetër të vulës. Kur Princi gjen Malik-un, ai nuk është më i interesuar të ndalojë ushtrinë, por kërkon t’a shkatërrojë dhe të përdorë fuqinë e saj për t’u bërë një lider më i fuqishëm. Princi gjen Rezia-n përsëri, dhe e pyet për këtë, dhe ajo i thotë se është efekti i të thithurit shumë fuqi nga Ushtria e Solomon-it, dhe fuqia që ajo i dha Princit i dha aftësinë të mbrohet nga ky efekt.

Princi del përsëri në kërkim të vëllait, por këtë radhë t’i marë me forcë gjysmën tjetër të vulës, por Malik është më i fuqishëm dhe arrin t’ia mbathë. Duke ndjekur përsëri vëllain, Princi takon Ratash, liderin e Ushtrisë së Solomon-it, i cili ndjek çdo person që ka vulën. Pasi Princi e tejkalon atë, ai arrin në përfundimin që Ratash në këtë moment do të ndjekë vëllain e tij, dhe del për t’a mbështetur. Princi arrin në dhomën e kurorës dhe gjen Malik-un duke luftuar me Ratash-in, dhe i shkon në ndihmë vëllait. Princi dhe Malik-u duket sikur e vrasin Ratash-in, dhe Malik i thith fuqinë, duke thyer pjesën tjetër të vulës. Malik largohet, në një formë të çuditshme, duke përdorur disa nga fuqitë e Ratash-it.

Princi e ndjek dhe gjen përsëri Rezia-n, dhe ajo i shpjegon që Ratash-i nuk mund të vritet nga një shpatë e zakonshme, dhe ajo çfarë ndodhi ishte shumë ndryshe nga sa pa Princi. Ratash ka vrarë Malik-un, dhe ka marë në zotërim trupin e tij. Princi nuk e beson dhe del për të kërkuar Shpatën e Xhindit (Djinn Sword), e cila, sipas Razia-s, mund të vrasë Ratash-in.

Përgjatë rrugës, Princi ndjek Malik-un, tani dhe Ratash dhe e humb një betejë me Ratash. Kur kjo ndodh, Ratash bëhet një gjigand i madh. Edhe pse Princi përdor shpatën për t’a vrarë, ai gjen Malik-un afër tij duke vdekur. Malik i thotë atij që t’i thotë babait se Princi do të jetë një lider i fuqishëm, pasta ai vdes. Princi më pas largohet dhe informon babain për vdekjen e vëllait, Malik. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>