Lojërat

Prince of Persia i ri që përdor mjetin e Rayman Legends është duke u zhvilluar

Apr 23 2014
0 Shpërndarje
Prince of Persia i ri që përdor mjetin e Rayman Legends është duke u zhvilluar

Ubisoft thuhet që është duke punuar në një lojë të re 2D, Prince of Persia, duke përdorur mjetin UbiArt Framework të Rayman Legends. Uebfaqja franceze Le Portail du Jeu Video thotë që i është treguar që, sikur Rayman, këmbët, duart dhe pjesët e tjera të trupit të Prince-it do të jenë të animuara pavarësisht nga njëra-tjetra, duke e bërë atë të duket si një model 3D. Sa i përket lojërave Prince of Persia, Prince-i do të vrapojë, luftojë me shpatë dhe do të kryejë veprime të ndryshme akrobatike për t’iu shmangur kurtheve. Loja e ardhshme Child of Light nga Ubisoft, që përzien RPG-n me platformën 2D, është një lojë tjetër që përdor UbiArt Framework.

Sipas faqes, loja në fjalë është duke u zhvilluar në Ubisoft Montpellier, që është po ashtu përgjegjëse për Rayman Legends dhe Rayman Origins. Në janar të vitit 2013, CEO i Ubisoft Montreal, Yannis Mallat, tha që dega Prince of Persia ishte ndalur, por që do të kthehej në të ardhmen. Ubisoft lëshoi disa lojëra që u harruan të Prince of Persia në vitet e fundit, por hyrja e fundit serioze u bë në vitin 2010 nga Prince of Persia. The Forgotten Sands. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>