Lojërat

Prezantohet traileri i Halo 5. Ngjason me një video të Linkin Park që daton nga 2002

Sep 1 2015
0 Shpërndarje
Prezantohet traileri i Halo 5. Ngjason me një video të Linkin Park që daton nga 2002

Halo 5 do të mbërrijë në muajin tetor, por një nga video lojërat më të preferuara do ti mbajë gjithmonë të përditësuar fansat e saj. Microsoft ka vendosur të publikojë trailerin e kësaj loje që në ditën e parë të muajit Shtator. Bëhet fjalë për një video 3 minuta e gjysmë me skena të prera nga video loja. Kryesisht shfaqen momente nga betejat në hapsirë. Aksioni është i shpejtë dhe tepër i ngjashëm me videon e Linkin Park të vitit 2002.

Gjithçka ndodh në planetin Halo i cili është i mbushur me specie të çuditshme e të rrezikshme e plot armatura. Bëhuni pjesë e këtij universi të pazbuluar ende dhe njihuni me sekretet e tij ndërkohë që luftoni kundër armiqve. Për ju fansa të Halo 5 po ju themi se kjo video lojë do të mbërrijë në konsolen tuaj Xbox One në në 27 tetor, do ju duhet të prisni më shumë se një muaj. (Game World Albanian)

Tags >

Halo 5
Lajmet e fundit>