Lajme lojërash

Prezantohet loja Murdered: Soul Suspect

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Prezantohet loja Murdered: Soul Suspect

Square Enix në mënyrë shumë misterioze ka prezantuar projektin e ri për të cilin detajet do të shfaqen më vonë.

Kjo kompani tregoi se janë duke punuar në projektin e tyre të ri të quajtur Murdered: Soul Suspect që do të shfaqet për PC, Xbox 360 dhe PlayStation 3.

Për këtë lojë dihet shumë pak, përveç se “lojtarët do të zgjidhin çështjen më të ndërlikuar deri tani”. Përderisa zhvilluesi nuk u zbulua gjatë prezantimit, supozohet se në lojë janë Eidos Montreall apo Crystal Dynamics për të cilët që më parë është ditur se po punojnë në projekte të pa emëruara.

 

Njëkohësisht me këtë lajmërim, në qarkullim u lëshuan faqet zyrtare të cilat po ashtu nuk zbulojnë shumë informacion, mirëpo duke klikuar këtu dhe duke shkruar fjalëkalimin “Ronan” zbulohet screenshoot-i i parë.

Informacione më të detajuara rreth lojës Murdered: Soul Suspects pritet të dalin në muajt e ardhshëm. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>