Lajme lojërash

Prezantohet loja e shumëpritur Star Wars Commander e kompanisë Disney

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
Prezantohet loja e shumëpritur Star Wars Commander e kompanisë Disney

Kompania e filmave Disney ka prezantuar një lojë të re strategjike të quajtur Star Wars Commandër. Për zhvillimin e kësaj loje Disney bashkëpunoi për 18 muaj me radhë me Lucasfilm, të cilët gjithashtu ndihmuan edhe në bërjen e lojës më të famshme me strategji Clash of Clans. Në lojën Star Wars Commander përdoruesi mund të zgjedhë midis dy kampeve, të jetë pjesëtar i Aleancës Rebele ose Perandorisë Galaktike. Secila nga këto ka rrjedhjen e vet të ngjarjeve.

Zëvendës presidenti i Disney deklaroi se zgjedhja midis këtyre dy kampeve nuk do të ndryshojë vetëm rrjedhjen e ngjarjeve, por edhe mënyrën se si do të luhet loja. “Ne duam që ti japim lojtarit një eksperiencë të re autentike, e cila ndryshon midis dy kampeve”- u shpreh ai. Loja do të përmbajë personazhe kryesore dhe të famshme nga seria e filmave Star Wars të tillë si Han Solo dhe princesha Leia.

Loja është falas për tu shkarkuar, por lojtarët mund të bëjnë pagesa brenda lojës për përfitime shtesë për të pasur avantazhe ndaj lojtarëve të tjerë. Fillimisht, Star Wars Commander do të jetë e gatshme vetëm për pajisjet inteligjente të Apple dhe Disney refuzoi të deklaroi se kur do të përshtatet loja edhe për sistemet e tjera.

Një ndër qëllimet kryesore të Disney është të konkurojë me lojën e famshme Clash of Clans, e cila zakonisht qëndron në vend të parë në listën e lojërave në dyqanet online. Vitin e kaluar, në muajin tetor Clash of Clans ka arritur që të ketë si të ardhura ditore shifrën prej $654,000. (GameWorld Albanian)

Tags >

Starwars
Lajmet e fundit>