Lajme lojërash

Premiera POWER do të shfaqet në PlayStation në 10 mars

Jan 22 2015
0 Shpërndarje
Premiera POWER do të shfaqet në PlayStation në 10 mars

Kompania Sony ka lajmëruar se premiera e POWERS do të shfaqet për herë të parë në konsolën Play Station Network në 10 mars të këtij viti. POWERS është një show me 10 episode. Kjo datë përkon gjithashtu me lançimin e tre episodeve të para, më pas çdo të martë do të shfaqet një episod i ri që mund të shkarkohet nga Play Station Store.

Seriali POWERS është shkruar nga autori komik Brian Michael Bendis. Ai është i ndërtuar në një univers me super fuqi dhe super herojn i ndërthurur me nota komike. Episodi i parë do të jetë falas që nga data 10 mars ndërkohë që për të parë episodet e tjerë duhet të paguash. Megjithatë nëse ju jeni një abonent në Play Station Plus ka të ngjarë që episodet e plota ti përfitoni falas. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>