Lajme lojërash

Premiera e lojës Grand Theft Auto V

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Premiera e lojës Grand Theft Auto V

Rockstar Games ka lëshuar videon e parë zyrtare për lojën Grand Theft Auto V, duke iu dhënë zhvilluesve pamjen e Los Santos përpara lëshimit të planifikuar për këtë shtator.

Një rrëfyes përshkruan botën e GTAV si një “zvarritës, ri-paramendim satirik i Kalifornisë moderne jugore duke mbuluar male dhe oqeane dyqane të shtrenjta dhe qendrave tregtare; prishje urbane dhe ashpërsi e paprekur; plazhe dhe vende të pazhvilluara; madhështi dhe përqeshje; lakmi dhe hipokrizi.”

Videoja shpjegon po ashtu se si sistemi prej tre karaktere i lojës do të punojë. Gjatë një misioni, lojtarit i paraqitet mundësia për të zgjedhur mes Trevor, Michael dhe Franklin gjatë një plaçkitjeje. Njëri karakter paraqitet duke e pilotuar helikopterin, tjetri duke u ngjitur sipër një ndërtese, ndërsa i treti qëndron sipër një ndërtese të largët dhe ndihmon duke gjuajtur armiqtë nga larg.

Videoja zbulon po ashtu që lojtarët do të jenë në gjendje që të rregullojnë veturat, të fluturojnë me aeroplanë, të blejnë rroba, të luajnë lojëra (golf, tenis dhe të vozisin biçikleta), të gjuajnë kafshë dhe të zhyten për thesaret nënujore.

GTAV planifikohet që të lëshohet më 17 shtator për Xbox 360 dhe PlayStation 3. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>