Lojërat

Pothuajse gjysma e poseduesve të PS4 kanë blerë Killzone Shadow Fall

Jan 30 2014
0 Shpërndarje
Pothuajse gjysma e poseduesve të PS4 kanë blerë Killzone Shadow Fall

Sony lajmëroi në Twitter që kanë “shitur 2.1 milionë njësi të lojës ekskluzive për PS4 Killzone: Shadow Fall në mbarë botën!” Sipas një njoftimi për shtyp, numrat paraqesin shitjen deri më 15 janar dhe nëse kombinohet me numrin e shitjeve të konsollës më herët gjatë këtij muaji (kur PS4 kishte 4.2 milionë njësi të shitura), ju mund ta merrni me mend që pothuajse gjysma e të gjithë poseduesve të PS4 e kanë blerë këtë lojë.

Derisa numrat e shitjeve për titujt e tjerë nuk janë në dispozicion, sipas të dhënave nga NPD, Killzone ishte shitur më tepër se sa lojërat e tjera si Call of Duty: Ghosts dhe Battlefield 4.

Nuk dihet për ndonjë lojë tjetër që mund të ketë shkaktuar rivalitet, por me faktin që Sony nuk ka thënë që Killzone është loja më e shitur në sistemin e tyre deri tani flet vetë.

Ende, statistika nga Sony është mbresëlënëse për shkak se loja nuk vinte së bashku me pajisjen dhe përfaqëson një pjesë të madhe të bazës së përdoruesve të Sony-t. Sony nuk ofroi shifra të shitjeve për titullin tjetër ekskluziv Knack, që kishte marrë vëzhgime jo edhe aq të kënaqshme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>