Lajme lojërash

Poseduesit e Xbox One do të mund të shohin klipe të incizuara të lojës në xbox.com

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Poseduesit e Xbox One do të mund të shohin klipe të incizuara të lojës në xbox.com

Microsoft është duke e ndryshuar xbox.com për bazën e vet në zgjerim të konsumatorëve të Xbox One. Duke filluar nga java e ardhshme, lojtarët do të jenë në gjendje që të qasen dhe të shohin një mori informacionesh që kanë të bëjnë me llogarinë e tyre, duke përfshirë mbërritjet dhe klipet e incizuara.

E tërë kjo ka të bëjë me një faqe të ridizajnuar të profilit, që përmban një fotografi të madhe, nivelin tuaj të tanishëm të reputacionit dhe si kanë kaluar shokët e juaj. Për herë të parë, ju do të jeni në gjendje që të shihni klipet e lojës poshtë profilit tuaj – ato mund të shikohen individualisht ose “back-to-back” në një montazh epik.

Ju po ashtu do të jeni në gjendje të shihni klipet e incizuara nga shokët e juaj në faqen e tyre të profilit dhe të krahasoni anë për anë mbërritjet. “Këto ndryshime shënojnë fillimin e një numri të veçorive të kërkuara nga komuniteti në xbox.com,” tha Larry Hyrb, që është drejtor i programimit për Xbox Live. “Ne do të kemi më tepër lajme për të dhënë përgjatë verës dhe vjeshtës.” Ia vlen të përmendet që Microsoft paraqiti mbërritjet në Xbox One në xbox.com më herët gjatë këtij muaji. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>