Lojërat

Portal

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Portal

Portal është një lojë me enigma në veten e parë e krijuar nga Valve Corporation. Loja doli në një paketim të quajtur The Orange Box për Microsoft Windows dhe Xbox 360 më 9 tetor 2007 dhe për PlayStation 3 më 11 dhjetor 2007.

Një version më vete i quajtur Portal: Still Alive doli për Xbox Live Arcade më 22 tetor 2008. Loja përbëhet nga një sërë enigmash që duhen plotësuar duke u teletransportuar veten dhe objekte të tjera me anë të një pajisje e cila mund të krijojë porta të tilla.

Lojtari i quajtur Chell sfidohet nga inteligjenca artificiale e quajtur GLaDOS për të mbaruar çdo mision në Aperture Science Enrichment Center me premtimin për të marrë një tortë pasi i ka mbaruar të gjitha. Fizika e veçantë e lojës krijon shumë situate interesante për tu manovruar dhe vetë koncepti i lojës bazohet nga loja Narbacular Drop.

Portal u quajt si një nga lojërat më origjinale të 2007, edhe pse nuk ishte shumë e gjatë. Ajo u vlerësua për mënyrën veçantinë e lojës si dhe historinë me humor të zi.

Më shumë se 4 milionë kopje janë shitur që nga dalja në treg dhe një vazhdim i quajtur Portal 2 doli në 2011 duke shtuar shumë mekanizma dhe të reja të tjera në lojë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Portal
Lajmet e fundit>