Lojërat

Pokemon X/Y falas me blerjen e sistemit dhe një loje

Feb 27 2014
0 Shpërndarje
Pokemon X/Y falas me blerjen e sistemit dhe një loje

Nintendo ka paraqitur një reklamë të re përgjatë të cilës ju mund të siguroni një kopje dixhitale të Pokemon X/Y në muajin mars. Ja se çfarë duhet të bëni.

1. Blini një sistem Nintendo 2DS, 3DS ose 3DS XL. 2. Lidheni sistemin tuaj të ri në llogarinë tuaj në Club Nintendo. 3. Blijeni njërën nga këto lojëra Mario Kart 7, Super Mario 3D Land, Animal Crossing: New Leaf, Donkey Kong Country Returns 3D, Lego City Undercover: The Chase Begins, ose Yoshi’s New Island. 4. Regjistroni sistemin tuaj dhe lojën në Club Nintendo. 5. Merreni lojën tuaj pa pagesë.

Reklama e Pokemon X/Y pa pagesë është e vlefshme vetëm përgjatë 1 dhe 31 marsit. Çdo produkt i regjistruar përpara 1 marsit nuk kualifikohet për reklamën. Po ashtu, do të ju duhet të siguroni kopjen tuaj dixhitale të Pokemon X/Y më 30 prill dhe do merrni lojën më 31 maj. Për të marrë më tepër informacione rreth reklamës, mund të shkoni në uebfaqen e Club Nintendo. (GameWorld Albanian)

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>