Android

Pokemon Go përditësohet me 100 krijesa të reja më 12 Dhjetor

Dec 7 2016
0 Shpërndarje
Pokemon Go përditësohet me 100 krijesa të reja më 12 Dhjetor

Pokemon Go po përgatitet për përditësim më të rëndësishëm që nga lançimi. Niantic dhe Pokemon bënë të ditur për GameBeat se karaktere të reja po vinë më 12 Dhjetor.

Pokemon Go është një prej lojërave më popullore të ditëve të sotme dhe një përditësim madhor duke shtuar përmbajtje të reja dhe ringjallur interesin ndaj lojës.

Pokemon ka gjeneruar më shumë se 500 milion shkarkime dhe 600 milion dollar të ardhura brenda 90 ditëve të para të debutimit. Përditësimi raportohet se do të përmbajë mbi 100 krijesa të reja. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>