Android

Pokemon Go i disponueshëm në Shqipëri dhe Maqedoni

Oct 4 2016
0 Shpërndarje
Pokemon Go i disponueshëm në Shqipëri dhe Maqedoni

Pokemon Go vijon lançimin në mbarë botën. Më 29 Shtator kompania njoftoi se loja e famshme do të mbërrijë në 11 shtete të reja dhe kështu ka ndodhur ku në mesin e tyre është edhe Shqipëria.

Duke filluar nga dita e sotme loja është e disponueshme në: Shqipëri, Bosnie Hergovinë, Macau, Maqedoni, Serbi, Kazakistan, Kirgistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Uzbekistan dhe Mongoli.

Në të gjitha rajonet loja mund të shkarkohet përmes Apple iTunes ose Google Play. Gjatë muajit Korrik kur debutoi, loja theu rekorde duke rezultuar aplikacioni më i shkarkuar në histori brenda një jave në iOS.

Rekordet vijuan edhe në Europë e SHBA po gjatë muajit Korrik ku shënoi 16 milion dollar të ardhura në një ditë të vetme. Sipas disa raporteve të fundit ky ritëm ka rënë sepse loja sjell 2 milion dollar të ardhura çdo ditë.

Me Pokemon Go, Nintendo ka rigjetur vetvehten. (Gameworld Albanian)

Lajmet e fundit>