Android

Pokemon GO gjeneroi 47% të të ardhurave totale të aplikacionet mobile në një ditë të vetme

Jul 19 2016
0 Shpërndarje
Pokemon GO gjeneroi 47% të të ardhurave totale të aplikacionet mobile në një ditë të vetme

Nuk ka dyshim në suksesin dhe popullaritetin e Pokemon GO dhe pyetja që të gjithë mund të jeni duke bërë është sesi krahasohen të ardhurat e gjeneruara nga kjo lojë krahasuar me aplikacionet mobile më të suksesshme.

Sipas një raporti nga Slice Intelligence, Pokemon GO gjeneroi 47% të të ardhurave total të tregut të lojërave mobile në një ditë të vetme.

E thënë ndryshe fitimi i gjeneruar nga Pokemon GO më 10 korrik ishte i barbartë me fitimin e gjeneruar nga të gjitha aplikacionet mobile së bashku.

Gjithashtu raporti zbulon se loja me shpenzimet më të larta brenda aplikacionit ngelet 100 Poke Coin. Mësohet se nga blerjet brenda aplikacionit për realizimin e fushatave dhe aventurave të lojës të ketë arritur në 14 milion dollar. Pokemon Go pati një impakt të lartë në biznesin e Nintendo aksionet e të cilit u rritën me 86%. (Gameworld Albanian)

Lajmet e fundit>