Lojërat

Po vjen Command & Conquer i ri

Oct 19 2010
0 Shpërndarje
Po vjen Command & Conquer i ri

Para pak më shumë se gjashtë muaj pasi që Command & Conquer 4: Tiberian Twilight doli në shitje, versioni i ri për vazhdim të storjes debutoj dhe kompania tregoj se ajo ishte në zhvillim. Duke folur rreth të rejave në tregtinë dhe industrinë e lojërave në faqen e Gamasutra, menaxheri i përgjithshëm i EA Games, Nick Earl zbuloi se një hyrje e re për vazhdimin e serisë është në punim e sipër.

Vetëm pak hollësi janë zbuluar rreth lojës deri më tani, ku edhe vetë Earl theksoi se vazhdimi ishte “shumë larg” deri në datën e daljes në treg. Është ende e paqartë nëse titulli do të qëndrojë mbi rrënjët e serisë të stilit strategji në kohën reale apo do të jetë një aksion spin-off. Gjithashtu, ende e paqartë është edhe nëse zhvilluesi i brendshëm i kaluar do të jetë po ai zhvillues që do të hartoj vazhdimin e ardhshëm që do të dale në treg, e që deri tash ka qenë EA Los Angeles studio. Artikulli ishte fokusuar më shumë në kompaninë Visceral Games, por nuk ishte shprehur qartë nëse kjo studio në Kaliforni do të ishte ajo që do ta zhvilloj projektin.

Një gjë është e sigurtë që titulli nuk do të jetë një first-person shooter sikur që ka qenë projekti i 2002 i quajtur Command & Conquer: Renegade, pasi që Earl gjatë fjalimit të tij, më shumë kishte përmendur infrastrukturën aksion strategji për projektin.

Loja e fundit e Command & Conquer, Tiberian Twilight, efektivisht i dha fund storjes GDI vs. Brotherhood of Nod, e cila filloj me Command & Conquer, origjinalin e vitit 1995. C&C4 është e vendosur në vitin 2062, kur Toka mbulohet në mënyrë të plotë me minerale toksike (akoma të pasura me energji), të njohur si Tiberium dhe raca njerëzore është në rrezik të zhduket. Përballë këtij kërcënimi, forca të ndryshme bashkohen kundër një armiku të përbashkët.

Për çdo gjë të re rreth C&C që po vjen, do të njoftoheni në gameworld.al.

 

Lajmet e fundit>