Lojërat

PlayStation streaming do të jetë i disponueshëm dhe në televizorët inteligjent të Samsung

Dec 24 2014
0 Shpërndarje
PlayStation streaming do të jetë i disponueshëm dhe në televizorët inteligjent të Samsung

Sony nuk stepet kur bëhet fjalë për të bashkëpunuar me konkurrentët e saj në treg nëqoftëse kjo do të rrisë përdorimin e PlayStation kudo nëpër botë. Kjo kompani ditët e fundit ka publikuar një marrëveshje me gjigantin Samsung. Ajo do të konsistojë në vendosjen e shërbimit së platformës PlayStation në televizorët inteligjent që do të lançohen vitin tjetër nga Samsung.

Sony ka deklaruar se disa nga 200 video-lojërat e PlayStation 3 do të jenë të disponueshme duke i dhënë përdoruesve një akses të plotë dhe nga televizori. Diçka e ngjashme funksionon dhe mes Bravia TVs dhe konsolave PlayStation. Ky është një hap i rëndësishëm për Sony duke qenë se ekranet Samsung janë të parët jo Sony ku do mund të luhet PlayStation. Nga ana tjetër Samsung nuk ka ndërtuar akoma një konsole të vetën, por po përpiqet të hyjë në këtë treg me lojëra si Angry Birds dhe Monopoly. (Game World Albanian)

Lajmet e fundit>