Lojërat

PlayStation Plus ofron pa pagesë gjatë janarit tri lojërat më të mira të vitit 2013

Jan 5 2014
0 Shpërndarje
PlayStation Plus ofron pa pagesë gjatë janarit tri lojërat më të mira të vitit 2013

Sony është duke e filluar vitin 2014 duke dhënë pa pagesë disa nga lojërat më të mira për këtë vit për abonentët e PlayStation Plus.

Bioshock Infinite, DmC: Devil May Cry dhe Brothers: A Tale of Two Sons do të shtohen në koleksionin e lojërave në PlayStation Plus përgjatë muajit janar.

Kjo sa i përket PS3; Don’t Starve do të jetë titulli më i fundit pa pagesë në PlayStation 4 dhe poseduesit e PS Vita do të kenë mundësi të marrin pa pagesë Worms: Battle Island dhe Smart As. Do të ju duhet të jeni anëtar aktiv në Playstation Plus për t’i shkarkuar dhe për t’i luajtur këto lojëra – ato nuk do të mund të luhen nëse nuk rinovohet abonimi juaj.

Edhe nëse është kështu, lojërat e janarit së bashku janë të mjaftueshme për ta arsyetuar një kosto për abonim vjetor prej 49.99 dollarë në Playstation Plus. Fatmirësisht ka ende për të menduar përpara, teksa lojërat e reja do të shtohen rregullisht në Koleksionin e Lojërave përgjatë vitit 2014. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>