Lajme lojërash

PlayStation 4 tejkalon Xbox One në shitjet e para në Mbretërinë e Bashkuar

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
PlayStation 4 tejkalon Xbox One në shitjet e para në Mbretërinë e Bashkuar

Është ende shumë herët në “betejat” mes konsollave të reja, por siç duket deri tani PlayStation 4 i ndërmarrjes Sony është shitur më tepër se sa Xbox One i Microsoft-it.

The Telegraph raporton që shitësi GAME thotë që kërkesat e para për PS4 kanë tejkaluar listat dhe që numri i porositjeve të bëra para daljes së konsollës ka qenë rreth katër herë më i madh se sa që ishte për PlayStation 3.

The Telegraph thotë po ashtu që Amazon është duke projektuar që PS4 “do të bëhet konsolla më së shpejti e shitur në historinë e Amazon UK” dhe do të tejkalojë shitjet rekord që ndërmarrja tashmë i ka parë për Xbox One që u lëshua në këtë vend javën e kaluar.

Natyrisht që ende jemi në fazat e hershme dhe që shumë lojtarë janë duke pritur të shohin se çfarë ekskluzivitetesh të ardhshme për konsolla do të vijnë për Xbox One dhe PS4 përpara se ta marrin vendimin për ta blerë një konsollë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>