Lojërat

PlayStation 4 tejkalon shitjet e Xbox One per janarin, por mbetet prapa për shitjen e lojrave

Feb 16 2014
0 Shpërndarje
PlayStation 4 tejkalon shitjet e Xbox One per janarin, por mbetet prapa për shitjen e lojrave

Sony dhe Microsoft sapo kanë nisur një betejë të re për shitjen e konsolave të tyre më të fundit. Gara vazhdon për shitjet e PlayStation 4 dhe Xbox One teksa të dhënat e fundit tregojnë se në SHBA, një prej tregjeve më të mëdha dhe më konkurrues të dy konsolave, PlayStation 4 ka qenë më i shituri gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që Microsoft-i ka pasur numrin më të lartë të lojërave të shitura.

Suksesi i Sony-t me PS4 ka qenë aq i madh sa e ka rrëzuar nga froni edhe Xbox 360, e cila ishte edhe konsola më e shitur prej vitesh. Sipas kompanisë, konsola e fundit i ka tejkaluar shitjet e Xbox One me një raport dy-me-një. Ndërkohë, Microsoft-i ka shkruar në një postim zyrtar në blog se Xbox One është shitur 2.29 herë më shpejt se Xbox 360 gjatë tre muajve të parë në treg. Vlerësohet se konsumatorët kanë blerë në total 2.27 milionë lojëra si për Xbox One ashtu edhe për Xbox 360 gjatë muajit janar.

Megjithatë, çështja e numrit të lojërave të shitura nuk është sqaruar plotësisht për shkak se edhe Sony pretendon se ka pasur shitjet më të mëdha të lojërave gjatë muajit janar në SHBA. Gjithsesi, ajo që ka më tepër rëndësi është se raudin e parë të betejës së konsolave e ka fituar tashmë Sony. Dy rivalët do të përballen sërish me njëri-tjetrin në fazën e dytë të statistikave e cila do të vlerësojë ecurinë e tyre gjatë muajit aktual. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>