Lajme lojërash

PlayStation 4 reklamohet më shumë se sa Xbox One

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
PlayStation 4 reklamohet më shumë se sa Xbox One

Sipas kompanisë hulumtuese iSpot, PlayStation 4 është duke u reklamuar më tepër se sa Xbox One. Sipas iSpot, Sony shpenzoi 59 milionë dollarë në reklama televizive për PlayStation gjatë fundit të majit të vitit 2014, ndërsa Microsoft shpenzoi 34.7 milionë dollarë në reklama në TV për konsollën e vet gjatë të njëjtës periudhë kohore. Që të dy kompanitë u përqendruan në të njëjtat kanale, duke shpenzuar shumicën e parave në FOX, ESPN dhe Comedy Central. Microsoft reklamoi edhe në AMC (që është shtëpia e The Walking Dead) dhe TBS, ndërsa PlayStation u reklamua edhe në Fox Sports 1 dhe TNT.

Të dhënat nga iSpots, që përcjell numrin e herëve që një reklamë transmetohet, shikohet online dhe numrin e veprimeve sociale që gjeneroi ajo (cicërimat, pëlqimet dhe shpërndarjet në Facebook), tregon që spoti televiziv “Greatness” nga PlayStation ishte reklama më efikase nga Sony. Për Microsoft-in, reklama më e suksesshme për konsollën e vet ishte “All-in-One”.

Derisa studimi nga iSpot sugjeron që PlayStation 4 ka gjeneruar më tepër veprime dixhitale, një studim i fundit nga Movoto sugjeron që Xbox One është konsolla më e popullarizuar në Facebook. Sipas shifrave të fundit zyrtare për mbarë botën, PlayStation 4 është shitur tashmë 7 milionë herë, duke qëndruar përpara Xbox One, që është shitur 5 milionë herë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>