Lojërat

PlayStation 4 përsëri me më shumë shitje në SHBA

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
PlayStation 4 përsëri me më shumë shitje në SHBA

Të dhënat për shitjet e video lojërave nga NPD kanë dalë gjatë ditës së enjte, por Sony edhe më herët gjatë po të njëjtës ditë kishte treguar për disa arritje të rëndësishme. Dhe gjëja e parë në listë është: PlayStation 4 ishte konsolla numër një e gjeneratës së ardhshme sa i përket shitjeve për muajin e shtatë rresht në SHBA. Vëreni që ne në GameWorld Albanian konsollave PS4 e Xbox One iu referohemi si konsolla të gjeneratës së tanishme, ndërsa Sony iu referohet atyre si konsolla të gjeneratës së ardhshme në deklaratat për shtyp.

Sony raportoi që PS4 “udhëhoqi listën sa i përket shitjes së softuerëve të gjeneratës së ardhshme gjatë muajit me një margjinë të konsiderueshme” dhe që “më tepër se gjysmën e të gjitha shitjeve të softuerëve të gjeneratës së ardhshme” ishin për PS4. Loja më e shitur për softuerët e gjeneratës së tanishme ishte The Last of Us Remastered. Sony në konferencën e vet për shtyp Gamescom më herët gjatë kësaj jave kishte lajmëruar që PS4 ka arritur të shes 10 milionë konsolla në mbarë botën.

Microsoft, duke pasur këtë ngecje prapa me konsollën Xbox One, ka provuar që të bëjë lirimin e çmimit të kësaj konzolle duke ofruar një pako të saj pa Kinect, e që ky çmim i ri është i njëjtë me çmimin e PS4, por siç vërehet, ende nuk ka dalë të jetë gjë e mjaftueshme që të sfidohet dominimi i padiskutueshëm deri më tani i konsollës PlayStation 4 në tregun e konsollave të gjeneratës së tanishme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>