Lajme lojërash

PlayStation 4 njeh urdhërat me zë

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
PlayStation 4 njeh urdhërat me zë

PlayStation 4 do të mbështes urdhërat me zë, ka konfirmuar një përfaqësues nga ndërmarrja Sony.

“Sony Computer Entertainment mund të konfirmojë që Kamera e PlayStation mundëson njohje të zërit dhe ne do të shohim në të ardhmen për shpërndarje të më tepër hollësive deri te lëshimi i PlayStation 4 më 29 nëntor në Evropë,” ka treguar për Polygon një përfaqësues i ndërmarrjes Sony.

Konfirmimi vjen pak kohë pas listimit në Amazon të Kamerës së PlayStation ku thuhej që do të mundësonte përdorimin e veçorive duke përfshirë “urdhrat me zë për navigacion”.

Sfiduesi Microsoft do të ofrojë mbështetje për urdhrat me zë për Xbox One me Kinect.

PS4 është planifikuar që të lëshohet më 15 nëntor në Amerikën Veriore, 29 nëntor në Evropë dhe në 32 shtete në tërësi në fund të vitit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>