Lojërat

PlayStation 4 ka vetëm 4 GB memorie

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
PlayStation 4 ka vetëm 4 GB memorie

Sony zbulon që mostra e parë e konsollës së gjeneratës së ardhshme kishte “vetëm” 4GB memorie, të cilën gjë e konfirmoi për PS4 kjo ndërmarrje gjatë Shfaqjes për Lojëra në Tokio 2013, të mbajtur javën e kaluar.

Duke folur për GameSpot, presidenti i Worldwide Studios, Shuhei Yoshida, shpjegoi “vendimin biznesor” për të kaluar në 8 GB GDDR5.

“Dhe sepse ne zgjodhëm memorie të shtrenjtë… ne vërtet e pëlqyem funksionimin, por është e shtrenjtë, apo jo? Kështu që shkuarja në GB ishte pjesë e një vendimi biznesi,” tha Yoshida. “Por ne ishim në gjendje që ta bëjmë atë vendim sepse kishim shumë reagime nga zhvilluesit.”

Xbox One, nga sfiduesi Microsoft, po ashtu ka 8GB RAM. Sony synon të shes 5 milionë njësi të PlayStation 4 nga nëntori i këtij viti deri në mars të vitit të ardhshëm. Konsolla e gjeneratës së ardhshme është porositur më tepër se 1 milionë njësi deri tani. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>