Lajme lojërash

PlayStation 4 ka probleme me plotësim të kërkesave të numrit të madh të blerësve

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
PlayStation 4 ka probleme me plotësim të kërkesave të numrit të madh të blerësve

PlayStation 4 do të sfidohet sa i përket furnizimeve gjatë vitit, ka thënë CEO i Sony Computer Entertainment, Andrew House. Në një intervistë për The Guardian, House shpjegoi që Sony kishte arritur të ofrojë njësi të mjaftueshme që ishin në dispozicion me rastin e lëshimit në Evropë dhe Amerikë Veriore, por pranoi që nuk ka qenë e mundshme të iu bëhet përgjigja e plotë ndaj kërkesave të konsumatorëve.

“Kështu unë do ta karakterizoja si një sfidë për furnizim për pjesën e mbetur të vitit kalendarik, por shpresojmë se do të jemi në gjendje të kënaqim atë kërkesë teksa arrijmë në janar dhe shkurt,” tha House.

Megjithëse ishin disa sfida fillestare në furnizim, House tha që PS4 ka arritur të tejkalojë shitjet e arritura nga PS3 gjatë vitit të parë fiskal (nëntor 2006 – mars 2007), kur shiti 3.5 milionë njësi gjatë asaj periudhe kohore. Sony pret të shes 5 milionë sisteme PS4 gjatë periudhës nëntor 2013 – mars 2014.

Në lidhje me vitin kalendarik, Sony tha në nëntor që pret të shes 3 milionë sisteme PS4 në fund të vitit 2013 – tani vetëm 11 ditë larg. PS4 ka shitur 2.1 milionë njësi zyrtarisht deri tani, por Sony nuk ka ofruar një përditësim për shitjet që nga 3 dhjetori.

PS4 për momentin është në dispozicion në 48 shtete, ku ky numër pritet të rritet në 49 kur sistemi të shkojë në Indi, siç është planifikuar më 6 janar. Xbox One i Microsoft është në dispozicion vetëm në 13 shtete, por ka arritur 2 milionë shitje sikur PS4. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>