Lajme lojërash

Playstastion 4 nuk do të jetë gjithmonë online

May 9 2013
0 Shpërndarje
Playstastion 4 nuk do të jetë gjithmonë online

Sipas një interviste me presidentin e Sony, Shuhei Yoshida në numrin e fundit të Game Informer, PS4 nuk do të jetë një pajisje gjithmonë online.

Arsyeja është se linja e internetit nuk është kudo njësoj, dhe shumë vende të botës kanë probleme me të se nuk e kanë konstante. Problemi i të qenurit gjithmonë online është një debat shumë i madh rreth Xboxit të ardhshëm.

Gjithsesi sipas një thashethemi të fundit, duket se as ai nuk do të duhet gjithmonë të ketë lidhje me internetin. Nga ana tjetër asgjë nuk është e sigurtë pasi detajet pritet të dalin më vonë këtë muaj.

PS4 është planifikuar që të dalë në pushimet e fundivitit, dhe më shumë të dhëna do të prezantohen në E3 2013. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>