Lojërat

Playboy: The Mansion

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Playboy: The Mansion

Playboy: The Mansion është një lojë me simulim për PlayStation 2, Microsoft Windows dhe Xbox, e krijuar nga Cyberlore Studios dhe e publikuar nga Groove Games, ARUSH Entertainment dhe e liçensuar nga Playboy Enterprise.

Në lojë merret roli i Hugh Hefner, krijuesi i Playboy Magazine dhe Playboy Enterprise, ose siç i thërasin shkurt, Hef. Qëllimi i lojës është ndërtimi i kompanisë nga hiçi, duke filluar që nga një reviste e deri në uebfaqe interneti për reklama. Gjatë lojës shfrytëzohet vila e Playboy për nevojat e lojtarit.

Në te gjithashtu bëhet party, filmime si dhe çdo organizim tjetër i mundshëm. Gjithsej janë 12 misione ku disa prej të cilave janë krijimi i një lidhjeje me njerëz të përcaktuar, publikimi i një kopertine të caktuar si dhe krijimi i festave me të ftuar të ndryshëm.

Loja doli më 25 janar 2005 në Amerikën e Veriut dhe më 24 mars 2005 në pjesën tjetër të botës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>