Android

Play Store do të ketë një seksion për lojërat e pavarura nga interneti

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Play Store do të ketë një seksion për lojërat e pavarura nga interneti

Ju ka ndodhur ndonjëherë të gjendeni pa internet dhe nuk keni ditur si ta shtyni kohën? Me siguri që po. Tashmë kompania Google ka menduar për ju duke krijuar një seksion të ri në dyqanin e saj virtual. Ky seksion i kushtohet të gjitha lojërave, të cilat pasi shkarkohen mund të funksionojnë normalisht të pavarura nga interneti. Shumica e lojërave që janë krijuar së fundmi duan me domosdoshmëri praninë e internetit ose ato nuk mund të hapen.

Sasia e lojërave që gjenden në këtë seksion arrin një numër të pakënaqshëm prej vetëm 54 titujsh. Duke konsideruar numrin e lojërave që ndodhen në treg ky numër është shumë i vogël. Në seksionin e ri të Play Store ndodhen edhe lojërat e famshme Assassin Creed Pirates, Dots, Asphalt 8 dhe Jetpack Joyride. (GameWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>