Lajme lojërash

Platforma Steam Machine mund të hidhet në treg në fund të këtij viti

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Platforma Steam Machine mund të hidhet në treg në fund të këtij viti

Në një postim në faqen e Steam Community, punonjësi i Valve, i quajtur Axiom, lajmëroi që Steam Machine, platforma harduerike për kompjuterët pre-built gaming, nuk do të hidhet në treg deri në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër. Ai shprehet se kompania po kryen disa teste dhe modifikime mbi levat me wireless, në mënyrë që të jenë sa më të sakta dhe optimale në përdorimin e tyre nga përdoruesit.

Axiom shprehet: “Ne nuk jemi të etur që t’ju shesim një produkt të papërfunduar plotësisht,” duke lënë të kuptohet që Steam do të bëjë të pamundurën që tju sigurojë përdoruesve të saj një produkt sa më cilësor. Kjo deklaratë tregon seriozitetin dhe përkushtimin e kompanisë Valve ndaj përdoruesve të pajisjeve teknologjike të saj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>