Lojërat

Platforma Plex bëhet e disponueshme në PS3 dhe PS4 në Europë dhe Azi

Dec 18 2014
0 Shpërndarje
Platforma Plex bëhet e disponueshme në PS3 dhe PS4 në Europë dhe Azi

Më në fund platforma Plex është bërë e disponueshme në PS3 dhe PS4 dhe mund të shkarkohet nga përdoruesit në Europë dhe Azi përmes PlayStation Store. Ky lançim vjen pas prezantimit të Plex dhe në Xbox One në muajin tetor. Ky version është tepër i ngjashëm me atë në Xbox One.

Si fillim, Plex është i disponueshëm vetëm për abonentët Plex Pass. Ajo ofron rezolucion 720p, 1080i dhe 1080p. Ndërsa përsa i përket përdoruesve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, atyre do i duhet të presin pak më shumë për të provuar eksperiencën që të ofron kjo platformë. Thuhet se kjo do të ndodhë shumë shpejt, në fillim të vitit 2015. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>