Lajme lojërash

Platforma e video lojërave, Steam, kalon shifrën e 8.5 milion përdoruesve

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
Platforma e video lojërave, Steam, kalon shifrën e 8.5 milion përdoruesve

Nëse besueshmëria e përdoruesve aktualë përbën një indikator, Steam sapo ka filluar fuqishëm 2015-tën. Ashtu siç Polygon vë në dukje, shërbimi i video lojërave ka arritur të ketë 8.5 milion përdorues nga fillimi i këtij viti. Steam numëron mbi 8.500.295 përdorues, e cila përbën një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Polygon citoi se Steam kishte afro 7.5 milion përdorues në dhjetor të 2013, dhe kaloi shifrën 8 milion në qershorin e vitit të shkuar. Matematikisht kjo përbën një rritje prej 13 % nga viti në vit.

Rritja e Steam është më impresiounese kur merrni në konsideratë shifrën e 6 milion përdoruesve në 2012, e cila është një rritje prej 42 % gjatë periudhës 2012 – 2014. Po pse kjo është kaq e rëndësishme? Video lojërat mobile kanë tërhequr më shumë vëmendje në vitet e fundit, sidomos lojërat e tilla si Candy Crush Saga dhe Flappy Bird që u shndërruan në një fenomen kulturor.

Edhe pse është vetëm një kompani nga shumë të tjera, rritja e shpejtë e Steam tregon se sektori i lojërave PC është shumë larg nga braktisja përfundimtare. Kompjuteri mund të mos jetë qendra e universit teknologjik që ishte më parë, por parashikimet se ka mbërritur abdikimi i kompjuterëve tradicionale thjeshtë kanë qenë të parakohshme. (GameWorld Albanian)

Tags >

Steam
Lajmet e fundit>