Lajme lojërash

Pjesëtarë e Navy SEAL nxjerrin sekretet për Medal of Honor: Warfighter

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Pjesëtarë e Navy SEAL nxjerrin sekretet për Medal of Honor: Warfighter

CBS News shkruan se shtatë pjesëtarë të skuadrës elitë SEAL Team Six janë nën hetim sepse kanë nxjerrë sekrete, ndërkohë që kanë shërbyer si konsultues për kompaninë e lojërave EA.

Këta shtatë pjesëtarë që janë paguar për konsulencën e tyre për lojën Medal of Honor: Warfighter, thuhet se janë nën hetim për nxjerrjen e sekreteve kur kanë punuar për këtë lojë.

Sipas një lajmi në CBS News, këta ushtarë që janë aktualisht në shërbim për forcat e armatosura të SHBA-ve kanë nxjerrë informacione sekrete që u janë dhënë nga marina amerikane. Të shtatë kanë marrë letra qortimi dhe janë gjobitur me gjysmën e rrogës së tyre për dy muaj.

Njëri nga këta anëtarë thuhet se ka marrë pjesë në aksionin që vrau Osama Bin Ladenin. Medal of Honor: Warfighter ka dalë në qarkullim më 23 tetor.

Drejtuesi i EA Labels, Frank Gibeau, ka thënë se kritikët e kanë cilësuar lojën nën nivelin e pritshëm, por publikuesi do të investojë në marketingun e lojës gjatë sezonit të festave.

Kjo lojë u kritikua që përpara se të hidhej në treg sepse EA nisi të promovonte partneritetin e saj me prodhues armësh, duke vendosur linke për faqet e tyre nga faqja zyrtare e lojës Medal of Honor: Warfighter. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>