Lojërat

Pikmin 3 shitet në mbi 115,000 kopje në SHBA

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
Pikmin 3 shitet në mbi 115,000 kopje në SHBA

Pikmin 3 ka shitur 115,000 kopje fizike dhe dixhitale së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga lëshimi më 4 gusht, ka lajmëruar Nintendo gjatë ditës së djeshme, duke cekur të dhënat nga ndërmarrja hulumtuese NPD Group.

Një tjetër lëshim i bërë gjatë gushtit – Mario & Luigi: Dream Team – shiti pothuajse 190,000 njësi fizike dhe dixhitale së bashku, shtoi Nintendo. Ajo lojë ishte lëshuar më 11 gusht.

Nintendo po ashtu tregoi për New Super Luigi U, duke thënë që loja tani është shitur në pothuajse 120,000 kopje. Në fillim ishte lëshuar si përmbajtje e mundshme për shkarkim për New Super Mario Bros. U në korrik dhe më herët këtë muaj kishte dalë në dispozicion tek shitësi me pakicë.

3DS ishte sistemi i lojës më të shitur për muajin gusht, në SHBA, duke tejkaluar Xbox 360 dhe PlayStation 3. Nintendo tha gjatë ditës së djeshme që tani ka shitur më tepër se 6.47 milionë sisteme deri tani në vitin 2013, që paraqet një ngritje prej 30 për qind në krahasim me këtë kohë vitin e kaluar. Deri tani në vitin 2013, nëntë lojëra për 3DS janë shitur për së paku 250,000 kopje.

Nintendo përditësoi shifrat për përditësimet e bëra gjatë vitit 2013 si dhe shitjet që nga koha kur janë lëshuar për disa lojëra për 3DS dhe Wii U. Shikoni listën më poshtë:

Luigi’s Mansion: Dark Moon – 863,000 njësi (2013)

Animal Crossing: New Leaf- 739,000 njësi (2013)

New Super Mario Bros. 2 – 406,000 njësi (2013), 1.85 milionë njësi (që kur u lëshua për herë të parë)

Fire Emblem: Awakening – 390,000 njësi (2013)

Mario Kart 7 – 352,000 njësi (2013), 2.84 milionë (që kur u lëshua për herë të parë)

Pokemon Mystery Dungeon: Gates to Infinity – 298,000 milionë (2013)

Donkey Kong Country Returns 3D – 268,000 milionë (2013)

Super Mario 3D Land – 265,000 njësi (2013), 2.86 milionë njësi (që kur u lëshua për herë të parë)

Lego City Undercover: The Chase Begins – 264,000 njësi (2013) (GameWorld Albanian)

Tags >

Pikmin
Lajmet e fundit>