Lojërat

Peticioni për të sjell GTAV për PC merr më tepër se 500 mijë nënshkrime

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Peticioni për të sjell GTAV për PC merr më tepër se 500 mijë nënshkrime

Peticioni në Change.org, duke kërkuar nga Rockstar Games që të lëshojë Grand Theft Auto V për PC ka tejkaluar 450,000 nënshkrime. Deri tani më tepër se 500,000 persona e kanë nënshkruar peticionin online, duke e arritur këtë numër në krahasim me numrin e nënshkrimeve para më pak se dhjetë ditëve, kur ishte diku rreth 100,000.

Sipas një përfaqësuesi të Change.org, peticioni është peticioni më i madh për lojëra që është lëshuar ndonjëherë nëpërmjet kësaj faqe dhe është fushata e 10-të më e madhe në botë që ka pasur ndonjëherë faqja.

Sipas bashkë-themeluesit të RockStar Games, Dan Houser, një version për PC i lojës është duke u shqyrtuar dhe kjo është e tëra që ndërmarrja ka thënë në lidhje me çështjen. Peticioni thotë që është një “turp i madh” që GTAV nuk ishte paraqitur për PC, posaçërisht duke e ditur që komuniteti përbëhet nga një “pjesë e madhe” me lojtarë nga PC-ja.

Versioni për PC i GTA IV u lëshua rreth tetë muaj pasi që ishte lëshuar versioni i konsollës në prill të vitit 2008. GTAV është lëshuar gjatë të martës për Xbox 360 dhe PlayStation, duke arritur 800 milionë dollarë vetëm në ditën e lëshimit. Versionet e lojës, sipas një analisti, për Xbox One dhe PlayStation 4 me gjasë mund të lëshohen gjatë vitit 2014. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>