Lajme lojërash

PES rikthehet, EA thotë se mirëpret konkurrencë të re

Sep 24 2012
0 Shpërndarje
PES rikthehet, EA thotë se mirëpret konkurrencë të re

Kryetari i 2-të i Electronic Arts deklaroi se: “Ne gjithmonë mirëpresim konkurrencë nga miku ynë i mirë tek Konami”, pas shikimit të rezultatit për lojën e re të PES, ai tha se akoma po bëhet garë për kurorën e FIFA-s.

Publikuesi COO Peter Moore i tha CVG në një intervistë nga telefoni të mërkurën se EA “gjithmonë mirëpret konkurrencë të re, dhe kjo na bën të jemi gjithmonë gati.” “Pro Evolution ka qenë gjithmonë një lojë e preferuar për disa vite, por unë mendoj se njerëzit do të pranojnë se FIFA ka qenë një forcë e madhe dhe ne kemi rritur cilësinë dhe lojrat me futboll janë një kënaqësi biznesi,” tha ai.

Moore shtoi se konkurrenca midis këtyre 2 lojrave në fund do të rezultojë në një cilësi më të mirë për konsumatorin.

Paraqitjet vlerësuan se FIFA 13 duhet të dalë përpara çdo lloj lëvizjeje, por shikimet e CVG kanë treguar se loja do të jetë një sukses i vërtetë. Një vendim përfundimtar do të shfaqet në CVG në orën 18:00 CDT (në Shqipëri ora 19:00).

Ndërsa PES 2013 është vlerësuar nga CVG si “PES më i mirë i kësaj gjenerate”. Të dyja lojrat do të shfaqen me një javë distancë nga njëra-tjetra. PES 2013 më 21 shtator ndërsa FIFA 13 më 28 Shtator, dhe të dyja në Mbretërinë e Bashkuar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>