Lajme lojërash

PES 2013 në Wii duket e njëjtë me PES 2012

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
PES 2013 në Wii duket e njëjtë me PES 2012

PES 2013 në Wii ka një ngjashmëri shumë të madhe me PES 2012 në Wii. Është sikur Konami të ketë shfrytëzuar rastin për të bërë vetëm një prekje fare të vogël dhe ka hedhur në shitje versionin e vitit të shkuar, por me skuadra të reja dhe meny të re. Ka aq ngjashmëri, sa ç’ka ky njeri me David Beckham.

Ninetendo Gamer ka bërë një punë të madhe duke krahasuar versionet e lojës, 2012 me 2013, dhe ka gjetur se ngjashmëritë janë të shumta, duke e çuar bindshëm në këtë konkluzion.

Dega e Konami në Angli nuk ka preferuar të komentojë për këtë lajm sot. Edhe më parë ka ndodhur që lojërat e futbollit në Wii të ishin të ngjashme: FIFA 12 dhe FIFA 13 ishin thuajse identike, vetëm se kishin skuadra të reja dhe uniforma të reja.

FIFA 13 kushton 30 paundë në Angli, kurse PES 2013 kushton 15 paundë. Siç dihet, FIFA 13 në Wii U nuk mund të luhet në versionet e PS3 dhe Xbox 360, edhe pse do të ketë disa veçori që të bëjnë të mundur këtë gjë. (GameWorld Albanian)

Tags >

PES 2013
Lajmet e fundit>