Sony PlayStation

PES 2013 mungon në PS Vita

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
PES 2013 mungon në PS Vita

Nga kompania Konami, vijnë lajme se Pro Evolution Soccer 2013 nuk do të publikoj versionin për PlayStation Vita.

CVG raporton, se në vend të kësaj kompania do të fokusohet në gjetjen e konsumatorëve shtesë në tabletë dhe smartfonë.

“Ka pasur tentime për të sjell PES 2013 edhe në PS Vita, por këto kanë qenë vetëm në fazën eksperimentale. Nuk kemi parë konsumatorë potencial në numër të kënaqshëm, kështuqë kemi vendosur të kërkojmë alternativa tjera,” deklaron producenti Naoya Hatsumi.

Ai shtoi se “për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës, për shembull tani njerëzit përdorin më shumë iPad dhe iPhone, ata mund të luajnë edhe aty. Kjo do të thotë që ne nuk do të kufizohemi vetëm në konzollat e lojërave.”

PES 2013 u prezantua muajin e kaluar, ndërsa do të sjell inteligjencë artificiale të përmirësuar – AI, mjeshtëri të reja driblimi, metoda për kontrollimin e topit, opsione shtesë për gjuajtje në portë dhe teknika defanzive.

Loja pritet të lansohet në vjeshtë për Xbox 360, PS3, PC, PS2, PSP, Nintendo 3DS dhe Wii. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>