Lojërat

PES 14 dhe FIFA 14, lëshohen në të njëjtën ditë në Amerikë

Jul 28 2013
0 Shpërndarje
PES 14 dhe FIFA 14, lëshohen në të njëjtën ditë në Amerikë

Konami ka konfirmuar që Pro Evolution Soccer 2014 do të lëshohet në Amerikën Veriore, Jugore dhe Qendrore më 24 shtator, të njëjtën ditë kur mbërrin FIFA 14 EA Sports në raftet e dyqaneve në regjion.

Nuk është e qartë nëse lojërat do të shkojnë ballë-për-ballë në Evropë, teksa Konami nuk ka zbuluar ndonjë datë për lëshim në Evropë për PES 2014. Ndërkohë, EA Sports ka konfirmuar një lëshim më 27 shtator në regjion.

PES 2014 do të jetë në dispozicion për Xbox 360 dhe PlayStation 3 dhe fuqizohet nga Fox engine e Kojima Productions, që thuhet se do të mundësojë verifikimin e gjërave “mekanike” të lojës si gjetja e përplasjeve dhe modelet e lojtarëve.

Fox Engine është po ashtu prapa gjeneratës së ardhshme të lojës Metal Gear Solid V: The Phantom Pain. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>