Lojërat

Periudha e provës falas së Final Fantasy XIV, shtyhet përsëri

Dec 11 2010
0 Shpërndarje
Periudha e provës falas së Final Fantasy XIV, shtyhet përsëri

Square Enix u dërgoi një e-mail të gjithë të abonuarve gjatë kësaj jave duke shpjeguar se çfarë po ndodh dhe çdo të ndodh me Final Fantasy XIV.

Në këtë letër drejtuar lojtarëve të MMO-së, presidenti i kompanisë, Yoichi Wada, shpreh mirënjohjen e tij ndaj interesit të vazhdueshëm të fansave për Final Fantasy XIV, dhe në anën tjetër ai shpjegon se Square Enix është në dijeni se produkti që u është ofruar lojtarëve nuk është në nivelin apo në cilësinë që pritet nga adhuruesit e Final Fantasy.

Yoichi Wada thotë se për shkak të sasisë së madhe të feedback që Square Enix po merr prej lojtarëve , Final Fantasy XIV do të ketë ndryshime të mëdha, dhe deri sa kompania të jetë në gjendje të tregojë ketë drejtim të ri që do të marr video loja, lojtarët e saj do të kenë mundësi ta luajnë falas, pa paguar për abonim mujor.

Gjithashtu, Final Fantasy XIV do të ketë një drejtor dhe producent të ri, Naoki Yoshida, për të cilin CEO shprehet se “vendos kënaqësinë e konsumatorit si prioriteti numër një”. Gjithashtu versioni për Playstation 3 i lojës nuk do të lansohet në Mars të 2010 siç pritej. Wada shprehet se Square Enix nuk do të nxjerr në treg një konvertim të versionit për PC të tanishëm, por një version të përditesuar me përmirësimet që janë planifikuar.

Si një përdorues  i Final Fantasy XIV dhe adhurues i Final Fantasy u zhgënjeva shumë nga gjendja e tanishme e lojës. Ajo nuk është e thjeshtë për tu përdorur dhe ka shumë shkëputje nga serverat. Fakti që Square Enix po dëgjon ankesat e konsumatorëve më bën më optimist për të ardhmen e Final Fantasy XIV. /gameworld.al

 

Lajmet e fundit>